Botë

Veseli : Demarkacioni do të kalojë më 20 mars

16.03.2018 12:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur besimin se përfundimisht çështja e demarkacionit do të marrë fund më 20 mars...

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën është marrë vendim që seanca për ratifikimin e shënimit të kufirit me Malin e Zi të mbahet të martën e ardhshme, më 20 mars.

Veseli tha se beson fuqishëm që më 20 mars do të përfundojë ratifikimi i kufirit me Malin e Zi.

“Si koalicion kemi një koncesion për të votuar dhe po ashtu edhe me LDK-në kemi biseduar. Jemi në kontakte edhe me deputetë të tjerë”,- ka thënë ai.