Botë

Vizita në Suedi e Koresë së Veriut, spekulime mbi samitin me SHBA

16.03.2018 13:22

Ministri i jashtëm koreano-verior ndodhet në Suedi për një vizitë surprisë, pak para takimit të mundshëm mes Donald Trump dhe Kim Jong-un...

Phenian deklaroi se vizita e ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut në Suedi ishte për marrëdhëniet dypalëshe.

Suedia ka një histori të gjatë të ndërmjetësimit të Washingtonit dhe Phenianit.

Vizita e Ri Yong-ho ka nxitur spekulime se ai mund të jetë pjesë e përgatitjeve për samitin e SHBA-Kore e  Veriut .

Kryeministri suedez: “Nëse aktorët kryesorë duan që Suedia të luajë një rol atëherë ne jemi të gatshëm ta bëjmë”.

Presidenti Donald Trump javën e kaluar pranoi ftesën për bisedime të drejtpërdrejta me Kim Jong-un.

Gjithsesi nuk ka qenë fjala zyrtare e Koresë së Veriut, përderisa ftesa u dërgua me anë të zyrtarëve koreano-jugorë në Washington.E quajtur ndryshe edhe loja politike e shekullit të 21-të, raporton BBC.