Maqedoni
Gjykata Penale, seanca për Alimin dhe Gurin anulohet për më 27 prill
16.03.2018 15:12
Për shkak të mosprezencës së të akuzuarit të parë, Ejup Alimit, u anulua për më 27 prill seanca gjyqësore...

Për shkak të mosprezencës së të akuzuarit të parë, Ejup Alimit, u anulua për më 27 prill seanca gjyqësore për lëndën “Titanik 3” të PPS-së, ku është i akuzuar edhe Ismet Guri.
Siç informoi avokati i tij, deputeti i BDI-së, Ejup Laimi, ka qenë në udhëtim zyrtar në Shqipëri në cilësinë e koordinatorët të grupit parlamentar të BDI-së. Për mungesën e Alimit, Fatime Fetai si përfaqësuese e PPS-së në këtë gjykim tha se mungesa e tij duhej të paralajmërohej.
Ajo gjithashtu kërkoi dëshmi nga avokati se Alimi është dashur të shkojë personalisht në udhëtimin zyrtar dhe jo dikush tjetër të shkojë në vend të tij.
Avokati Arsllani u përgjigj se shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë e kanë nënshkruar udhëtimin e Alimit në Tiranë.
Në rastin “Titanik 3”, përveç Alimit, i akuzuari tjetër është Ismet Guri – ish-anëtar i Komisionit zgjedhor komunal në Çair. Ai pas daljes nga gjykata nuk deshi të komentojë në lidhje me rastin, derisa të marrë epilog përfundimtar.
“Do të mbrohemi me argumentet tona që i kemi në një aktakuzë me shkrim që sot nuk është mbajtur ajo seancë, ashtu që do të vazhdojmë në të ardhmen të shohim se çka është puna. Për lëndën do të flasim më vonë, për shkak se mos të bie se ende nuk ia ka filluar gjykimi dhe ne tash të flasim”,- deklaroi i akuzuari, Ismet Guri.
Dy funksionarët e BDI-së, Alimi dhe Guri, akuzohen për mashtrim zgjedhor gjatë zgjedhjeve lokale të marsit të vitit 2013. Konkretisht ata akuzohen për ndryshimin e procesverbaleve me heqjen dhe futjen e votave në kutitë e votimit.
GAZMEND KURTISHI
