Maqedoni
FSSh: rritet kuota e ilaçeve për muajin mars
16.03.2018 15:34
Si pasojë e ndotjes së ajrit dhe gripit sezonal në këtë periudhë të vitit është rritur konsumi i barërave, prandaj Fondi i Sigurimit Shëndetësor...

Si pasojë e ndotjes së ajrit dhe gripit sezonal në këtë periudhë të vitit është rritur konsumi i barërave, prandaj Fondi i Sigurimit Shëndetësor do ta rrisë kuotën e ilaçeve për këtë muaj.
Siç bëjnë të ditur drejtuesit e fondit, bëhet fjalë për rritje të buxhetit në shumë prej 15 milion denarësh.
“Si pasojë e nivelit të ndotur të ajrit, sezonit të gripit dhe ftohjes, sëmundjeve kronike, faktorë këta që ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e konsumit të barërave me recetë që i mbulon fondi. Fondi ndërmerr masa urgjente afatshkurtra dhe afatgjata për të siguruar barëra me recetë për të siguruarit. Masat urgjente, rritja e kuotës në muajin mars në vlerë prej 15 milion denarëve, do të shpërndahen në mënyrë lineare nëpër barnatore. Masa e dytë, injeksion financiar në buxhetin e përgjithshëm që dedikohen për barërat në vlerë prej 100 milion denarëve”,- deklaroi drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.
Me qëllim të shpërndarjes më efikase të kuotave për barnatoret dhe krijimin e sistemit më efikas të kompensimit, do të ketë revizion të rregullores dhe metodologjisë së shpërndarjes së parave.
Pjesë e masave afatgjate është edhe aplikimi i sistemit elektronik të integruar, ku do të përfshiheshin të gjitha institucionet shëndetësore dhe të punësuarit në sistemin shëndetësor, respektivisht krijimin e dosjes shëndetësore elektronike për pacientët.
GYLTENE SINANI
