Ekonomi
Ekspertët ekonomikë dhe biznes sektori: kompanitë të investojnë në teknologji. Angjushev: shfrytëzoni masat e Qeverisë
16.03.2018 18:05
Kompanitë në ekonomitë e vogla e kanë të patjetërsueshme t’i ndjekin inovacionet teknologjike si dhe digjitalizimin...

Kompanitë në ekonomitë e vogla e kanë të patjetërsueshme t’i ndjekin inovacionet teknologjike si dhe digjitalizimin për të qenë më konkurrentë në treg, vlerësojnë ekspertët dhe biznes sektori.
Ata theksojnë se kompanitë vendore bëjnë investime teknologjike por jo atë të duhurën si dhe janë të mendimit që të rinjtë duhet më tepër të mendojnë në rolin e sipërmarrësit në aspekt global.
“Nuk mund të përballemi me barrierat që nxirren nga mendimet e politikanëve që i bëjnë strategjitë ekonomike. Biznesit duhet që t’i krijojnë kushte më të mira dhe më të lehta pune si dhe të fokusohen në arsimimin e të rinjve për t’i përgatitur ata për tregun e punës”,- tha menaxheri nga Sllovenia, Mojmir Ocvirk.
“Biznesmenëve duhet t’iu mundësojnë kushte që ata të mund të jenë të vetqëndrueshëm, ata munden që vetë të përballen me barrierat teknologjike. Ka dallime mes bizneseve të vjetra dhe të reja”,- u shpreh menaxheri në një kompani sllovene, Boshtjan Shpetiq.
Qeveria fton biznesmenët që t’i shfrytëzojnë masat për zhvillim ekonomik që janë të parapara në planin e qeverisë.
Plani për rritje ekonomike ofron mjete për internacionalizimin e kompanive, potencon zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Angjushev. Ai gjithashtu potencoi se është e kotë marrja e masave kur nuk funksionon drejtësia.
“Ne mund të marrim sa të duam masa ekonomike, por derisa nuk ka sundim të ligjit dhe situatë stabile, nuk mund të presim shumë nga ekonomia dhe sidomos nga një vend i vogël. Nuk mund të jemi konkurrentë në treg në qoftë se nuk jemi në nivel të njëjtë me kompanitë e huaja”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koco Angjushev.
Shoqëria e Biznesit shpreson në përfshirjen e kërkesave të tyre në planet qeveritare për rritje ekonomike me qëllim të rritjes së kapacitetit të kompanive dhe rritjen e nivelit të konkurrencës me kompanitë botërore.
GAZMEND REXHEPI
