Maqedoni

Sela: vrasësi i Almirit duhet të kthehet në burg

16.03.2018 18:59

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit për rikualifikim të lëndës për rastin e Almir Aliut...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit për rikualifikim të lëndës për rastin e Almir Aliut, duke theksuar se shpresat për reforma në drejtësi, me aktin e djeshëm, përfundimisht janë shuar, pasi prokurori mori rolin e avokatit mbrojtës.

Ai ka kërkuar që sa më shpejt të merret masa në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë.

Sela njëherit kërkoi nga prokurorët shqiptarë që të lëshojnë përsëri flet-arrest për të akuzuarin, Boban Iliq, që i njëjti përsëri të rikthehet në qeli, pasi ende pa dalë nga burgu ai përsëri kërcënoi një gazetar.