Maqedoni

Hoxhaj: Qeveria e Maqedonisë dhe e Kosovës, mbledhje të përbashkët në prill

16.03.2018 19:28

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka raportuar për takimin e djeshëm...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka raportuar për takimin e djeshëm me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin, në cilësinë e koordinatorëve të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

Ai bëri të ditur se planifikohet që mbledhja të mbahet në prill, megjithëse për datën e saktë u mbetet të vendosin dy kryeministrat, Zaev dhe Haradinaj.

Hoxhaj njëherit tha se janë rreth 30 tema të cilat pritet të diskutohen në mbledhjen mes dy qeverive, përfshirë autostradën Prishtinë - Shkup dhe ofrimin e ndihmës për Maqedoninë rreth dygjuhësisë.