Sarajevë, takim i ministrave të jashtëm të rajonit
Në takimin e sotëm në Sarajevë, ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim...
Në takimin e sotëm në Sarajevë, ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim më të fuqishëm rajonal, diskutuan përparimin në zbatimin e konkluzioneve nga takimi i Triestës dhe shkëmbyen mendime mbi perspektivën europiane.
Takimi ishte pjesë e përgatitjeve për Samitin e ardhshëm në Londër mbi Ballkanin Perëndimor.
"Jemi të bindur se takimet e formatit të tillë mund të forcojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe t'i mundësojnë rajonit të flasë me një zë në fushën e interesit të përbashkët, sidomos drejt BE-së",- thuhet në konkluzionet e takimit të sotëm.
Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa Kosova u përfaqësua nga ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli.
