Maqedoni
Libër kushtuar masakrës së Sopotit
19.07.2014 18:50
Në përkujtim të 70 vjetorit të Masakrës së Sopotit, në ambientet e Kiniemasë në Kumanovë,kurse në praninë sopotasve nga këtu, Turqia e vende tjera në diasporë...

Në përkujtim të 70 vjetorit të Masakrës së Sopotit, në ambientet e Kiniemasë në Kumanovë,kurse në praninë sopotasve nga këtu, Turqia e vende tjera në diasporë, u promovua dokumentari filmik dhe libri “SOPOTI 18 rrëfime dëshmuese”, nga autori Xhafer Ymeri.
Bëhet fjalë për 18 intervista të dëshmitarëve të masakrës së Sopotit, e kryer në shtatorin e vitit 1944, nga ana e forcave partizane komuniste serbe, maqedonase e bullgare. Autorë I këtij proekti është Xhafer Ymeri, intelektual sopotas, I cili ndër dekada jeton dhe punon në Zvicërr. Me këtë rast, para të pranishmive ai do të theksojë:
Me këtë rast para të pranishmivive u shfaq dokumentari filmic, I cili sjell 18dëshmitë autentike të sopotasve, të intervistuar ndër viti, shumica e të cilëve tashmë nuk janë të gjallë.
Dokumentari dhe libri “SOPOTI, vjeshtë 1944 – 18 rrëfime dëshmuese”, nga autori Xhafer Ymeri, sot u promovua edhe në Preshevë.
NEXHAT AQIFI
