Show Biz

Pesë milionë dollarë, nëse e tradhton!

19.07.2014 18:55

Beyonce ka kërkuar një kontratë të re paramartesore nga i dashuri i saj Jay Z

Beyonce ka kërkuar një kontratë të re paramartesore nga i dashuri i saj Jay Z, se nëse e tradhton atë ai duhet t’ia japë asaj 5 milionë dollarë dëmshpërblim. Po ashtu, në kontratë ai duhet të zotohet së nuk do të qëndrojë larg saj dhe larg vajzës së tyre, më së shumti për dhjetë ditë

Pas spekulimeve të vazhdueshme se Jay Z është duke e tradhtuar Beyoncen dhe se nuk i gjendet pranë kur është nevoja, vjen lajmi se këngëtarja kërkon ndryshimin e kontratës paramartesore me reperin. Diva e muzikës pop kërkon përfshirjen e pikave të reja në kontratë, transmetojnë tabloidet amerikane.

Sipas tabloideve, 32-vjeçarja kërkon që në kontratë të përfshihet edhe pika se në rast se burri i saj e tradhton, atëherë duhet t’i paguajë dëmshpërblim prej pesë milionë dollarësh. Po ashtu, sipas kontratës së re, ai duhet të zotohet se nuk do të qëndrojë larg saj më shumë se dhjetë ditë. Këngëtarja ka vendosur për këto ndryshime për faktin se Jay Z nuk është asnjëherë pranë saj dhe vajzës së tyre.