Maqedoni

Ohër, era e fortë rrit nivelin e liqenit, përmbyt rrugët

17.03.2018 17:52

Valë të mëdha të shkaktuar nga erërat e forta kanë shkaktuar probleme në Ohër...

Shpejtësia e erës, sipas informacioneve ka arritur deri në 100 kilometra në orë. Bregu është tërësisht nën ujë. Shumë prej lokaleve që gjendet buzë liqenit janë dëmtuar por edhe rrugë të qytetit.
 
Gjendja është e rëndë edhe në Strugë, por në Ohër është shqetësuese. Qytetarët janë të frikësuar dhe druajnë prej përmbytjeve më të mëdha nëse vazhdon moti i ke. Ndërkohë sinoptikët  paralajmërojnë shi të rrëmbyeshëm dhe erë edhe për nesër.