Botë

Vlahutin: Shqipëria dhe Kosova pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BE-së

17.03.2018 18:53

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin ka zhvleftësuar deklaratat....

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin ka zhvleftësuar deklaratat e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri e Kosovë për një kufi pa dogana mes dy vendeve.
 
Ambasadorja Vlahutin e ka bërë të qartë nga pika e kalimit kufitar të Morinit, ku ishte për inspektimin e ecurisë së punimeve për doganën e përbashkët, se Shqipëria e Kosova do të jenë pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BE-së.
 
Sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, diplomatja e BE u shpreh se në prill do nisë vlerësimi nga shtetet anetare e që do përmbyllet me nje raport në qershor.
 
"Në momentin që të dyja shtetet do të jenë anëtare të Bashkimit Europian nuk do të ketë dogana mes tyre ashtu siç nuk do të ekzistojnë doganat ndërmjet këtyre vendeve dhe vendeve të tjera anëtare... Do të ketë një paketë në muajin prill, që do të bëhet një vlerësim. Më pas në qershor të gjitha shtetet do të bëjne vlerësimin e tyre dhe do të marrin një vendim. Shpresoj për më të mirën”, tha Romana Vlahutin, Shefja e Delegacionit të BE në Shqipëri.
 
Projekti i BE-së për modernizmin e pikës kufitare Morinë – Vërmicë, është në përfundim e sipër ndërsa do të lehtësojë lëvizjen nga të dy krahëtdhe pritet të ndikojë pozitivisht në mbështetjen e investimeve të reja.
 
LULJETA NDOKA