Botë
Rusi zgjedhje presidenciale, Putini për mandat të katërt
18.03.2018 12:46
Qendrat e votimit janë hapur në Rusi, aty ku sot votohet për zgjedhjet presidenciale...

Vladimir Putin kërkon mandatin e tij të katërt në këtë post. Rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve pritet që të shpallen pasditen e së dielës. Vladimir Putin është udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, si President ose si Kryeministër.
Ai po shpreson për një mandat 6-vjeçar dhe përballë ka 7 kandidatë të tjerë. Por, opozitari kryesor i Putinit, Alexei Navalny, nuk është lejuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje presidenciale për një dënim për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.
