Maqedoni

Protesta minore para qeverisë kundër miratimit të ligjit për gjuhët

18.03.2018 15:59

Nën organizim të Këshillit gjithëkombëtar maqedonas “Makedonium” dhjetra qytetarë, në mesin e të cilëve dhe ish funksionarë të VMRO DPMNE-së...

Nën organizim të Këshillit gjithëkombëtar maqedonas “Makedonium” dhjetra qytetarë, në mesin e të cilëve dhe ish funksionarë të VMRO DPMNE-së, vazhduan protestat kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por jo vetëm. Protestuesit vlerësojnë se me ligjin për përdorimin e gjuhëve aplikohet dygjuhësia dhe se me këtë dhe ligje të ngjashme po dezintegrohet vendi.
 
“Unë protestoj si individ, do të pyesni në parti për partinë.  Ligji për gjuhët është ligj që rrënon Maqedoninë dhe s’ka të bëjë me të drejtat e një pakice, por është ligj, i cili hap portën për të dezintegruar Maqedoninë dhe duhet të ndalohet me cdo çmim”, tha Filip Petrovski, protestues.
 
Në këtë drejtim, protestuesit prositën presidentin Gjorgje Ivanov që të mos e dekretojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Veç ligjit, protestuesit e kontestojnë shumicën qeverisëse dhe vetë zgjedhjen e kryeministrit Zaev. 
 
“Ne ju konsiderojmë si pushtet jolegjitim kështuqë, të gjitha dokuementat, marrëveshjet, ligjet dhe aktet e tjera që ju dhe qeveria e juaj do t’i miratojë ndërsa Kuvendi do t’i aprovojë ne i konsiderojmë sit ë pavlefshme”, tha një protestuese.
 
Grupi I protestuesve nuk konteston vetëm Ligjin për gjuhët dhe shumicën qeverisëse, ata janë edhe kundër NATO-s. Në parullën kryesore, protestuesit, kërkojnë dëbimin e NATO-s nga Maqedonia.  “ NATO ik nga Maqedonia, identiteti ynë nuk është në shitje”, - shkruan në parrullën e grupit të protestuesve “Makedonium”.  
    
SHPËTIM NUREDINI