Life Style

Për sa orë gjumë kemi nevojë?

19.07.2014 19:06

Gjumi është një proces i ndërlikuar që drejtohet nga truri dhe që i bindet një ore të brendshme biologjike me cikle 24-orëshe

Gjumi është një proces i ndërlikuar që drejtohet nga truri dhe që i bindet një ore të brendshme biologjike me cikle 24-orëshe. Secili person ka nevoja të ndryshme për gjumë.
 
Ndërsa mosha kalon, oraret e gjumit ndryshojnë. Një i sapolindur fle me periudha të shkurtra e të shpeshta që po t’i mbledhim arrijnë në rreth 18 orë në ditë.
 
Sipas specialistëve në fushën e gjumit, ndonëse disa të rritur duket se kanë nevojë vetëm për tri orë gjumë në ditë, të tjerë kanë nevojë deri në dhjetë orë. Ja sa duhet të flenë:
 
Fëmijët e vegjël:
0-2 muaj, 10-18 orë gjumë
 
2-12 muaj, 14-15 orë gjumë
 
Fëmijët:
18 muaj deri në 3 vjeç, 12-14 orë gjumë
 
3-5 vjeç, 11-13 orë gjumë
 
5-12, 9-11 orë gjumë
 
Adoleshentët
8-9 orë gjumë
 
Të rriturit
7-9 orë gjumë
 
Për të pasur një gjumë sa më të qetë, duhet të ndiqni këto këshilla:
1.Caktoni një orar për të fjetur.
 
2.Kryeni ushtrime fizike rregullisht.
 
3.Hani 3 orë para se të flini.
 
4.Bëni një dush të nxehtë.
 
5.Evitoni pijet me kafeinë para gjumit./healthyisright.com