Maqedoni
Ohër, pas stuhisë së djeshme normalizohet gjendja
18.03.2018 16:37
Pas motit të keq që dje e kaploi qytetin e Ohrit, qyteti ditën e sotme është përballur me një situatë të jashtëzakonshme...

Erërat kanë pushuar dhe ujrat e liqenit janë tërhequr por dëmët që la stuhia e djeshme janë të mëdha. Shtabi i Emergjencave ka dalë në terren dhe po bën identifikimin e dëmve të shkatuara nga erërat e forta dhe nga dalja e liqenit. Dëmet më të mëdha janë vërejtir në objektet hotelerike në breg të liqenit dhe në sheshin kryesor të qytetit.
Ndërmarrja publike ka filluar pastrimin e qytetit dhe po angazhohet me të gjitha forcat punëtore që ka në dispozicion. Nga Shtabi i Emergjencave bëjnë thirrje për heqjen e veturave të bllokuara dhe rregullimin e trafikut në pjesën e vjetër të Ohrit, në mënyrë që të pastrohet vendi nga ndërmarrja publike e komunës.
Personat juridik dhe personat fizikë të dëmtuar nga stuhia nga e hëna do të jenë në gjendje të aplikojnë për kompensim. Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore pas aplikimit do të dalë në terren.
