Botë

Filipine, zjarr në një hotel, 4 të vdekur dhe 19 të zhdukur

18.03.2018 18:20

Të paktën katër vetë mbetën të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Manila, Filipine....

Mbi 300 mysafirë të Hotel Pavilion dhe Kazino janë evakuuar, disa me ndihmën e një helikopteri. Sipas kreut të mbrojtjes civile në Filipine, Johnny Yu, të zhdukurit janë 19.
 
Nga këta, dy, të cilët punojnë në kamerat e sigurisë të hotelit, ishin bllokuar në strukturë dhe shpëtimtarët po përpiqen t’i shpëtojnë. Viktimat ishin të gjithë anëtarët e stafit të objektit, duke përfshirë dy roje.
 
Gjashtë vetë u transportuan në spital për asfiksi nga tymi. Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e zbatimit të ligjit kanë izoluar zonën e hotelit, që ndodhet në zemër të rrethit turistik të Manilës. Dhjetëra automjete të zjarrëfikëses ndërhyn në vendngjarje.