Dialogu dhe bashkëpunimi etnik bazë për egzistimin e shtetit
Vendosja e marrëdhënieve ndëretnike në nivelin e duhur, kërkon investim nga ana e institucioneve përkatëse të shtetit, dhe trajtim i barabartë i tyre nga sistemi......

Vendosja e marrëdhënieve ndëretnike në nivelin e duhur, kërkon investim nga ana e institucioneve përkatëse të shtetit, dhe trajtim i barabartë i tyre nga sistemi. Kështu vlerësojnë analëistët politik Ismet Ramadani dhe Petar Arsovski.
Ramadani nënvizon se në qoftëse qytetarët krijojnë bindjen se shteti është ligjor, dhe demokracia ka arritur nivelin që t’i trajtojë shqiptarët si subjekt të barabartë në të gjitha institucionet e shtetit, atëherë kthehet edhe besimi ndërenitk.
“Shqiptarët shumë lehtë krijojnë rrethana dhe traditë për besim ndëretnik, por vetëm atëherë kur këtë e vërejnë edhe tek pala tjetër. Dhe në qoftëse në këtë drejtim punohet më shumë dhe në mënyrë më aformative, atëherë shumë lehtë mund të kthehet edhe besimi ndëretnik dhe kjo shkon edhe në të mirë të shtetit, sepse atëherë të gjitha kapacitetet dhe potenciale të qytetarve por edhe të shqiptarëve do të shfrytëzohen për zhvillim të gjithmbarshëm të shtetit” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Analisti Petar Arsovski shteti ceshtjet esenciale me te cilat merren me shum institucionet jane te lidhura me egzistencen ekonomike te qytetareve.
“Mbesin çështjet si zhvillimi ekonomik lokal, sigurimi shëndetësor, përparim e kështu me radhë. Këto janë disa nga punët të cilët i brengosin qytetarët e thejshtë” – tha analisti politik, Petar Arsovski.
Analistët thonë se, pervec tjerash duhet sa më shpejtë të kthehet besimi mes qytetarëve, sepse edhe kultivimi i maredhenieve mes etniteteve eshte parasegjithash ne interes te shtetit. (Mefail Ismaili, TVM2)
