Botë

NATO nis zhvendosjen në seli të re në Bruksel

19.03.2018 10:06

NATO-ja do të nisë zhvendosjen e selisë së saj në Bruksel, pas disa vonesave të shkaktuara nga problemet teknike...

Zhvendosja e personelit prej rreth 4,000 vetash do të marrë 12 javë kohë, thanë zyrtarët.
 
Ndërtesa e re është pranë selisë ekzistuese të aleancës, e cila do të vazhdojë të shfrytëzohet gjatë periudhës së tranzicionit.
 
NATO ka thënë se objekti i ri do të ofrojë hapësirë për 1,500 anëtarë të stafit të aleancës, 1,700 pjesëtarë të stafit ushtarak ndërkombëtar dhe civil, 600 pjesëtarë të agjencive të NATO-s dhe rreth 500 vizitorë në ditë.
 
Kosotoja fillestare e shpenzimeve për selinë e re ka qenë 750 milionë euro, por shpenzimet aktuale janë rreth 1.17 miliardë euro.
 
Zhvendosja e selisë ka qenë e paraparë të bëhet në janar, por është shtyrë për shkak të problemeve të lidhura me teknologjinë e internetit./evropaelire