Maqedoni
Vazhdon gjykimi për rastin “Ryshfeti”
19.03.2018 10:20
Në Gjykatën Penale sot mbahet edhe seancë e re e gjykimit për lëndën “Ryshfeti”...

Në këtë rast i akuzuar është kryeministri aktual, Zoran Zaev.
Ai akuzohet se ka kërkuar 160 mijë euro ryshfet nga një biznesmen në Strumicë për privatizimin e pesë parcelave, kohën kur udhëhiqte me këtë komunë.
Në seancën e sotme gjyqësore pritet të dëgjohen dëshmitë dhe CD-të.
Për mitmarrje, ligji parasheh nga tre deri në 10 vite burg.
Seancat paraprake për këtë rast janë anuluar disa herë për shkak të agjendës së ngjeshur që ka pasur kryeministrit Zaev.
