Analistët: Funksionim i drejtë i shtetit juridik
Liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mbrohen vetëm me themelimin e institucioneve dhe shtimin e kompetencave, nëse paraprakisht nuk ka vullnet për pavarësim të gjykatave, respektim të konventave ndërkombëtare dhe gjykim në afat të arsyeshëm, thonë ekseprët juridik......

Liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mbrohen vetëm me themelimin e institucioneve dhe shtimin e kompetencave, nëse paraprakisht nuk ka vullnet për pavarësim të gjykatave, respektim të konventave ndërkombëtare dhe gjykim në afat të arsyeshëm, thonë ekseprët juridik.
Nisma për themelimin e institutit Ankesë Kushtetuse u jep edhe një mundësi qytetarëve për të kërkuar drejtësi në nivel nacional, por kjo mund të jetë e kotë nëse gjyqësori përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese nuk pavarësohen, thonë eksepertët.
Sipas tyre kjo madje mund të keqpërdoret për të zgjat afatet që qytetarët të munt t’i drejtohen Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Starzburg.
Sipas profesorit universitar Mersel Bilalli me rëndësi është që fillimisht të funksionojë shteti ligjor. Ai nuk përjashton mundësinë që pushteti këtë ta bëjë për të shtyrë mundësinë që qytetari t’i drejtohet Gjykatës në Starzburg.
“Aty ku ka shtet juridik nuk është e dëmshme. Megjithatë nëse trajtohen në aspektin restriktiv duke aplikuar një procedurë që do të krijon opstruksion atëherë është negative. Qytetarët pasi ti harxhojnë të gjitha instancat e ktushme kanë të drejtë që t’i drejtohen edhe Gjykatës Evropiane me seli në Strazburg. Por nëse i shtojmë edhe një instancë përvec të gjitha instancave të gjykatave plus edhe Gjykata Kushtetuese atëherë vetëm e prolongojmë mundësinë që qytetarët t’i drejtohen gjykatës së Strazburgut” – deklaroi profesori universitar, Mersel Bilalli.
Qeveria, me ndryshimet e reja në Kushtetutë, propozon vënien e institutit Ankesë Kushtetuese, me të cilin i jepet kompetencë Gjykatës Kushtetuese të vendos për Ankesat Kushtetuese, të deklaruara kundë akteve ose veprimeve të vecanta të organeve shtetërore, njësive të vetadministrimit local ose personave me autorizime publike, me të cilat lëndohen liritë dhe të drejtat elementare të njeriut dhe qytetarit dhe atë në raste kur janë ezauruar ose nuk janë paraparë mjete të tjera juridike nacionale për mbrojtjen e tyre. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
