Botë

Bruksel, vazhdon dialogu Prishtinë - Beograd

19.03.2018 12:55

Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat Beograd - Prishtinë, kështu ka njoftuar Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën...

Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Tema të diskutimit janë paraparë: marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme.

Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars.

Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.