Botë
Mogerini, kritika Turqisë për luftën në Afrin
19.03.2018 14:10
Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka kritikuar Turqinë..

Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka kritikuar Turqinë për ofensivën ushtarake në qytetin sirian, Afrin, dhe i ka bërë thirrje Ankarasë që të sigurohet që luftimet të ndërpriten.
Këto komente të Mogherinit vijnë pasi Turqia ka raportuar se trupat e saj dhe grupet siriane që ata mbështesin, kanë marrë nën kontroll qytetin Afrin. Turqia ka nisur ofensivën në Afrin para dy muajsh kundër kurdëve sirianë. Ankaraja i konsideron terroristë pjesëtarët e milicisë kurde siriane dhe thotë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.
“Jam e shqetësuar për këtë”,- u ka thënë sot gazetarëve Mogherini, duke iu referuar ofensivës turke në Afrin. Mogherini ka shtuar se përpjekjet ndërkombëtare në Siri duhet të kenë për qëllim të ulin tensionet dhe aktivitetet ushtarake dhe jo t’i përshkallëzojnë ato.
