Ekonomi

Çmime të reja të derivateve

19.03.2018 14:35

Çmimet e shitjes me pakicë të Eurodisel dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri zvogëlohen për 0,50 denarë për litër...

Çmimet e shitjes me pakicë të Eurodisel dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri zvogëlohen për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 mbeten të njëjta, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
 
Çmimi i Eurodizelit do të jetë 57,5 denarë, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri 46 denarë.
 
Sipas Komisionit zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit për 0,473 denarë për kilogram dhe arrin 27,636 denarë.
 
Çmimet e reja do të zbatohen nga ora 00:01  më 20.03.2018.