Ndërmjetësimi i mediave në zgjidhjen e kontesteve gjyqësore
Pesë vitet e fundit as një kontest nuk është zgjidhur përmes ndërmjetësimit thotë nënkryetari i Këshillit drejtues tëndërmjetësuesve Agron Konxheli...

Ligji për ndërmjetësim në Maqedoni ndonse i miratuar që nga viti 2006 sukseset e tij i ka shënuar vetëm dy vitet e para me mbi 100 konteste të zgjidhura. Pesë vitet e fundit as një kontest nuk është zgjidhur përmes ndërmjetësimit thotë nënkryetari i Këshillit drejtues tëndërmjetësuesve Agron Konxheli.
Sipas tij është Ministria e drejtësisë jo që duhet të ndërrmarrë masa që ky ligj të të mbijetojë në praktikë.Konxheli thotë se Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore dhe e pavarur , në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.
Ndërmjetësimi mundëson përshpejtimin dhe uljen e shpenzimeve procedurale.Miratimi I ligjit në fjalë ka qënë në suaza të implementimit të legjislativës vendore me atë të Bashkimit Evropian që rregullojnë mjetet alternative të zgjedhjes së konflikteve.
“Fillimisht ka funksionuar ky ligj dhe ka pasur shum lëndë që janë kryer nëpërmjet mediacionit për arsye se atëherë ishte vet ministria e drejtësisë e interesuar që mediacioni si nje gjë jashta gjyqit të kryhen lëndët ka qenë i disponuar.Në kohën kur ishte e disponuar kur dhanë shum reklama dhe njoftime si nëpërmjet TV –së dhe panoave atëhërë kishte lëndë me sukses të kryera dhe cka është kryesorja shum shpejt shum shkurt edhe të dy palët dilnin të knaqura dhe u përshëndetshin në fund” – tha Nënkryetarë i Keshillit drejtues të ndërmjetësimit, Agron Konxheli.
Konxheli thotë se gjykatëit duhet qytetarëve tu japin mundësinë ti zgjedhin kontestet përmes ndërmjetësimit edhe atë në kontestet qytetare ,familjarë konteset për pasurite e tundshme dhe të patundshme etj.
Në Maqedoni janë të regjistruar 168 ndërmjetësues Ndërmjetsimi është bërë pjesë e mundësive për zgjidhjen e konflikteve në shumë vende të Bashkimit Evropian. Nga Ministria e drejtësisë nuk morën përgjgje nëse do të marrin masa për imlementimin e ligjit në praktikë. (Florije Kamberi, TVM2)
