Maqedoni
Rasti “Mitmarrja”, Zaevi i kënaqur, Gjykata e pranoi kërkesën për publikimin e dëshmive
19.03.2018 16:50
Kryeministri, Zoran Zaev, sërish u paraqit në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e të akuzuarit për rastin “Mitmarrja”...

Ai në gjykatë tha se nuk ndjehet fajtor rreth akuzën për ryshfet dhe u nda i kënaqur që Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes së tij për publikimin e dëshmive. Ishte domethënëse për mua që deri në fund të ketë transparencë dhe të jetë e paraqitur publikisht, pavarësisht nga fakti që gjykata do të deklarojë procedurën dhe qytetarët do të japin përshtypjen e tyre për atë që ka ndodhur dhe për atë që është diskutuar në të vërtetë, tha Zaevi.
“Jam i kënaqur që Gjykata e pranoni kërkesën nga mbrojtja ime, por edhe me kërkesën time personale, edhe pse Prokuroria dha një vërejtje për të, domethënë e kundërshtoi atë, megjithatë do të bëhet publikimi i dëshmive, gjegjësisht ai video material që ka ndikuar në reputacionin tim dhe në privatësi do të jetë e prezantuar publikisht, për arsye se shihet se është dy herë e prerë, pikërisht në ato momente edhe qëllimi është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që është në opinion”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Sipas prokurorisë, Zaevi në cilësinë e kryetarit të komunës së Strumicës, në vitin 2013, kërkoi ryshfet nga biznesmeni, Ivan Nikollov, prej rreth 160,000 euro për privatizimin e tokës ndërtimore, por Zaevi gjithnjë e ka mohuar akuzën duke theksuar se bëhet fjalë për rast të montuar nga pushteti i atëhershëm derisa ai ishte lider i opozitës.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
