Maqedoni
Ligji për përdorimin e gjuhëve, Zaev: Ligji forcon shoqërinë; VMRO-DPMNE: Implikime të mëdha financiare
19.03.2018 17:38
Ligji për përdorimin e gjuhëve do ta forcojë akoma më shumë shoqërinë multietnike të vendit...

Ligji për përdorimin e gjuhëve do ta forcojë akoma më shumë shoqërinë multietnike të vendit, ndërsa procesi i miratimit të tij ishte në përputhje me të drejtën e kryetarit për ta debllokuar punën e kuvendit, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev. Ai edhe njëherë ftoi të mbështetet ligji pasi që asgjë nuk do të ndryshojë në Maqedoni.
“Ne jemi vend multietnik, shumë është lehtë që ta mbillni farën e nacionalizmit në një vend multietnik, por çështja është se si të ndërtoni shoqëri ku secili do të ndjehet i barabartë. Apeloj që të lejohet ligji të jetojë, le ta shohë dritën e ditës dhe do të binden të gjithë se nuk është dhimbje për vdekje, është fjala për gjuhën, gjuha është për t’u kuptuar. Asgjë nuk do të ndryshojë në Maqedoni. Është e pacipë gënjeshtra se në Maqedoninë lindore do të duhet të mësohet gjuha shqipe, se do të ketë dënime nëse nuk mësohet. Këto janë gënjeshtra me bisht”,- deklaroi kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
Nga VMRO-DPMNE sërish e kanë kundërshtuar miratimin e ligjit.
“Ligjin jokushtetues mbi dygjuhësinë shumica parlamentare me forcë e depërtoi në parlament, në kundërshtim me vërejtjet e presidentit, ekspertët dhe qëndrimet e qytetarëve, do të ketë implikime të mëdha financiare në buxhetin e shtetit tonë”,- theksoi Orçe Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.
Por, edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, me qëndrim se zbatimi i këtij ligji nuk do të rrezikonte aspak komunitetin shumicë maqedonas.
“E kuptoj se për shqiptarët Ligji i gjuhës është tejet i rëndësishëm si elementi i fundit i MO-së dhe e kuptoj se për shqiptarët Ligji i gjuhës është shumë i rëndësishëm që ata të ndjehen të vlerësuar dhe gjithëpërfshirës në shoqëri. E drejta e secilit minoritet nuk duhet dhe asnjëherë nuk ka ndikuar në të drejtat e shumicës, pra dhënia e të drejtave të pakicës nuk rrezikon aspak komunitetin shumicë, gjë që është frikë e ditëve të fundit në vend”,- tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samul Zhbogar.
Ai ka thënë se askush nuk duhet ta përdorë gjuhën e urrejtjes dhe për këtë kanë përgjegjësi edhe zyrtarët edhe qytetarët.
NAIM RAMADANI
