Maqedoni
Sulmi ndaj deputetit Sela, dëshmitarët menduam se Sela ishte i vdekur
19.03.2018 17:52
Në seancën e sotshme gjyqësore për dhunën më 27 prill në Kuvend, vitin e kaluar, dëshmitë e tyre i dhanë tre dëshmitarët, Antonio Kockov...

Në seancën e sotshme gjyqësore për dhunën më 27 prill në Kuvend, vitin e kaluar, dëshmitë e tyre i dhanë tre dëshmitarët, Antonio Kockov, gazetarja, Dushica Mrgja, dhe sigurimi i Oliver Spasovit, Sasho Tasevski. Dëshmitari, Antonio Koçkov, tha se i njeh disa prej të akuzuarve për dhunën ndaj Ziadin Selës.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, Koçkov shpjegoi se Sela ka qenë i rrahur brutalisht dhe ka besuar se ai ka qenë i vdekur. Ai më tej shtoi se ka dëgjuar thirrje “mbyte shqiptarin” etj. Dëshmitari Koçkov tha se ai e kishte shpëtuar Selën së bashku me disa prej të akuzuarve, por se pasi kishin arritur ta largonin Selën nga turma, i akuzuari, Kire Gjorgievski, kishte vazhduar ta godasë.
Dëshmitari tha se Selën e kanë nxjerrë të maskuar nga xhami anësor në shkallë të emergjencës. Në tentim për ta larguar sa më shumë nga turma, e kanë hipur Selën në katin e tretë, derisa njësitet speciale kishin ardhur për ta marrë dhe dërguar në spital.
Ndërkohë, edhe dëshmitarja, Dushica Mrgja, tha se nga pres-qendra e ka përcjellë ngjarjen dhe ka parë se si brutalisht është sulmuar dhe ofenduar Sela. Ai është shkelur dhe gjuajtur me këmbë nga të akuzuarit, Kire Gjorgievski dhe Stojan Pavlevski. Ajo po ashtu deklaroi se gjatë kryerjes së detyrës edhe vet ishte e sulmuar nga turma. Mrgja arriti të identifikojë edhe dy persona të tjerë të cilët nuk i ka parë mirë por i identifikoi sipas veshjes duke përdorur fotografi nga ngjarja. Ajo më tej shtoi se e ka parë Selën të mbuluar me gjak dhe se ka menduar se është i vdekur.
Edhe dëshmitari i tretë, Sasho Tasevski, identifikoi sulmuesin e ashtuquajtur Toshta dhe vlerësoi se duke i mbrojtur deputetët ka marrë lëndime në kokë.
Pas dëgjimit të dëshmitarëve, Gjykata vendosi që procedura dëshmuese të vazhdojë më 10 prill, ku dëshmitarët e ftuar janë deputetë.
FLUTURA LATIFI
