Nota e dobët në gj.shqipe shqetëson prof. Universitar
Maturantët të cilët iu nënshtruan provimit në gjuhën amtare arritën notën mesatare 2.99.......

Mosnjohja sa duhet e gjuhes amtare nga ana e nxenesve shqiptar apo mosinteresimi per te ditur dic me teper per te, ndikoi qe kete vit në maturën shteterore, ne gjuhen amtare nxënësit të marrin nota më të dobta madje edhe se në matematikë.
Maturantët të cilët iu nënshtruan provimit në gjuhën amtare arritën notën mesatare 2.99.
TVM2 kerkoi pergjigje nga njerëzit qe gjithe jeten ia kane kushtuar ruajtjes dhe mësimit te gjuhes amtare shqipe.
Profesori Universitar Avzi Mustafa, vlereson jane se të shumtë faktorët që kanë ndikuar në uljen e notës mesatare. Ne mesin e faktoreve është edhe metodologjia e mësimdhënies e cila nuk ka levizur ne hap me kohën, angazhimi i dobët i mësimdhënësve në motivimin e nxënësve për leximin e beletristikës, si dhe interesimi i dobët i nxënësve për të lexuar.
“Mësimi fillon me biografinë e ndonjë shkrimtari dhe mbaron me numrin e veprave të cilat i ka shkruar dhe unë mendoj se arsimtarët tanë nuk dine të bëjnë perzgjedhje nga ajo cka është informative. Tani sa lexojnë,askush nuk lexon rrjete sociale e bëjnë të veten dhe ata që rinnë aty nuk merren me gjëra që kanë të bëjnë me gjuhën dhe letërsinë” – tha Profesori Universitar, Avzi Mustafa.
Mangësi tjetër është se nuk është bërë analizë se cilat zhanre të letërsisë zgjojnë interesim tek nxënësit. Në shkollat tona ende ka lektyra të cilat i kanë mësuar etërit tanë të cilat trajtojnë ndodhi të së kaluarës dhe nuk janë interesante për brezin e ri të lexuesve.
“Sot e kësaj dite janë po ata lektyra që ka mësuar gjyshi im prindi im i mëson edhe nipi im ne duhet te ndalemi dhe të shohim athua temat që i parashohin ato lektyra a i përkasin kohës në të cilën jeton tani gjenerata e re” – deklaroi Profesori Universitar, Avzi Mustafa.
Ministria e Arsimit dhe Shkences dite me pare shprehu brengosje per rezultatin tejet te ulet te notes mesatare ne gjuhen amtare, andaj ky dikaster paralajmeroi reforma per kushtet dhe kush mund te regjistrohet ne fakultetin pedagogjik.
Profesoret percjellin rekomandime tek të rinjte të lexojnë sepse gajte leximit njeriu zgjëron diapazonin e tij, pasurohet fjalori komunikues si dhe rritet aftësia krijuese permes ideve që krijohen në saje të të lexuarit. (Flutura Rahimi - Latifi, TVM2)
