Maqedoni
Reshjet e shiut, përmbytje në rrugën Tetovë - Trebosh
19.03.2018 18:54
Reshjet e shiut, që tërë ditës kanë rënë në rajonin e Tetovës, kanë vështirësuar qarkullimin në rrugën Tetovë - Trebosh...

Reshjet e shiut, që tërë ditës kanë rënë në rajonin e Tetovës, kanë vështirësuar qarkullimin në rrugën Tetovë - Trebosh. Uji ka dalë nga kanalet dhe ka vërshuar rrugët.
Banorët thonë se rruga dhe tokat bujqësore në këtë rajon, gjatë motit me shi dhe shkrirjes së borës, gjithmonë janë në shënjestër të përmbytjeve ku shkaktohen dëme materiale, por edhe vështirësi gjatë qarkullimit të trafikut. Vozitësve u rekomandohet të shmangin këtë rrugë dhe të gjejnë alternativa tjera për të arritur në fshatin Trebosh të Komunës së Zhelinës.
