Botë

OKB: Rusia bllokon mbledhjen për Sirinë

20.03.2018 10:03

Rusia ka bllokuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të flitej për të drejtat e njeriut në Siri...

Rusia ka bllokuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të flitej për të drejtat e njeriut në Siri, duke nxitur kështu zemërimin te vendet e tjera anëtare.

“Ne nuk shohim asnjë arsye për këtë takim, pasi të drejtat e njeriut janë subjekt i mandatit të Këshillit të Sigurimit”- ka thënë Gennady Kuzmin - zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm rus në OKB, pasi Rusia vendosi veto për të bllokuar takimin.

Kjo lëvizje nga Rusia, që mbështet presidentin sirian, Bashar al-Assad, vjen në kohën kur grupet e të drejtave të njeriut thonë se fushata e bombardimeve shkatërruese nga forcat aleate siriane kanë vrarë qindra civilë në Gutan Lindore, përfshirë edhe 15 fëmijë dhe dy gra që u vranë më 19 mars.

Bllokimin e kësaj mbledhjeje e ka dënuar shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad al-Husein.

“Ky dështim për të mbrojtur jetët dhe të drejtat e miliona njerëzve është duke dëmtuar jo vetëm punën, por edhe legjitimitetin e OKB-së”,- ka thënë Zeid.