Prej sonte zyrtarisht jemi në pranverë, reshje shiu gjatë gjithë muajit, të enjten borë
Prej sot në orën 17:15 minuta, hemisfera veriore e globit, bashkë me Maqedoninë, hyn zyrtarisht në stinën e pranverës...

Por, nëse mendoni se me pranverën do të vazhdojnë edhe ditët me diell, gaboheni! Ky muaj do të na rezervojë ditë me shi. Me temperatura dukshëm nën normalen e muajit.
Të enjten mund të na befasojnë edhe reshjet e borës, por që kryesisht do të fokusohen në zonat malore të vendit. Javën e ardhshme temperaturat do të rriten sërish, por nuk do të shpëtojmë dot nga reshjet e shiut.
Vetëm javën e fundit të marsit na presin ditë me diell dhe me temperaturë mbi 20 gradë.
Edhe javën e parë të prillit moti do të jetë i ngrohtë, por pastaj sërish do të përjetojmë destabilizim dhe reshje shiu që do të zgjasin pothuajse deri në fund të prillit.
Por, gjithsesi që duhet të keni parasysh se koha di të na befasojë, ashtu siç na befasoi me ditë të ngrohta pothuajse gjatë gjithë dimrit të sivjetmë.
