Monitorim në klinikën e oftalmologjisë
Prej ditës së nesërme Ministria e Shëndetësisë fillon zbatimin e Kajzen "monitorimit" të gjashtë në Klinikën Universitare të Oftalmologjisë në Shkup......

Prej ditës së nesërme Ministria e Shëndetësisë fillon zbatimin e Kajzen "monitorimit" të gjashtë në Klinikën Universitare të Oftalmologjisë në Shkup.
Nga Ministria e Shendetesise njoftojnë se Ministri Nikolla Todorov i shoqëruar nga një ekip bashkëpunëtorësh ekspertë nga Kabineti, pesë ditë do të bëjë monitorimin e këtij institucioni shëndetësor publik.
Gjatë kësaj periudhe do të kryhet xhirimi i plotë i punës në klinikë, me një fokus të veçantë në zbatimin e sistemit elektronik për caktimin Koha ime për të përcaktuar nëse vizitat zhvillohen brenda datave të planifikuara, ose në qoftë se sistemi respektohet në mëyrë konsekuente nga mjekët dhe pacientët.
Theks i veçantë do të vendoset në funksionimin e pagesës sipas kontributit të dhënë, respektivisht kontrollit nëse të dhënat e futura në sistem korrespondojnë me shërbimet reale shëndetësore të ofruara.
