Maqedoni

Gostivar, miratohet buxheti i propozuar nga Taravari

20.03.2018 12:59

Këshilli Komunal i Gostivarit ka miratuar buxhetin për vitin 2018 që e kishte propozuar kryetari, Arben Taravari...

Kryetari i komunës së Gostivar, Arben Taravari, propozoi buxhet prej 12 milionë denarësh, por këshilltarët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim insistonin që i njëjti të ulet në 9 milionë denarë.

Arsyeja e uljes nga 12 milionë denarë në 9 milionë denarë, sipas këshilltarëve të BDI-së, vjen për parandalim të punësimeve të përkohshme nga ana e komunës.

Në lidhje me këtë, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka thënë se nga ajo që insiston të bëhet nga BDI do të ngelin pa sigurim shëndetësor të punësuarit e Higjienës Komunale dhe nuk do të arrihet të ndërtohen katër çerdhet.

Në lidhje me buxhetin edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, dje ka apeluar që të miratohet buxheti i komunës së Gostivarit që e kishte propozuar kryetari, Arben Taravari.