Maqedoni

VMRO-DPMNE: lirimi i sopotasve, pjesë e “Platformës së Tiranës”. Janeva: jemi në gjurmë të autorit që vendosi minën në Sopot

20.03.2018 13:36

VMRO-DPMNE ka reaguar pas lirimit nga akuza për rastin e Sopotit 11 sopotasit e akuzuarve...

 Sipas partisë së Mickovskit, lirimi për rastin “Sopoti” ishte një ndër pikat e platformës të nënshkruar në Tiranë më 7 janar vitin e kaluar. 
 
“Një vit më pas PPS i  liroi me arsyetim se nuk kanë pasur dëshmi. Kush e minoi rrugën Sushevë - Sopot në të cilën më 4 mars 2003, ku lëviznin patrullat e NATO-s, përgjigje nuk ka.  A do të ketë përgjegjësi nëse PPS beson se qeveria e atëhershme e ka montuar hetimin? A do të ketë përgjegjësi për gjykatësit që atëherë e kanë udhëhequr lëndën sepse sipas Katica Janevës ata kanë gjykuar pa dëshmi?”,- pyeti VMRO-DPMNE. 
 
Për dallim nga VMRO, partitë shqiptare e kanë përshëndetur lirimin e të akuzuarve në këtë rast, pasi edhe pas hetimeve 15 vjeçare nuk u konfirmua kurrfarë lidhje e të akuzuarve me shpërthimin e minës që vrau dy ushtarët e NATO-s dhe një përkthyes.
 
Ndërsa prokurorja speciale, Katica Janeva, thotë se kjo prokurori është gjurmëve të autorit të vërtetë të vendosjes së minës në Sopot.
 
Në fjalën përfundimtare ajo ka shkruar se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk do të zbulojë më shumë detaje.
 
"Mund të them se kemi siguruar informacione për autorin e mundshëm. Informatat po i kontrollojmë ende dhe për shkak të ndjeshmërisë dhe për shkak të fazës parahetimore, në këtë moment nuk mund të zbulojmë më shumë detaje”,- ka shkruar Janeva në fjalët përfundimtare.