Botë
Mesazh urimi për festën e Novruzit
20.03.2018 13:54
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shfrytëzuar mesazhin e tij vjetor drejtuar iranianëve dhe të tjerëve që kremtojnë Novruzin...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shfrytëzuar mesazhin e tij vjetor drejtuar iranianëve dhe të tjerëve që kremtojnë Novruzin, Vitin e Ri persian, për të kritikuar qeverinë e Iranit dhe Gardën Revolucionare Islamike.
“Ju uroj Novruzin miliona njerëzve në mbarë botën që festojnë ardhjen e pranverës”, ka thënë Trump në mesazhin e tij.
Ai ka shtuar se beson se populli iranianë është i damkosur nga “sundimtarët që u shërbejnë vetes së tyre në vend që t’u shërbejnë popullit”.
Trump e ka quajtur Gardën Revolucionare Islamike “ushtri armiqësore që brutalizon dhe vjedh nga populli iranianë dhe financon terrorizmin jashtë vendit”.
Ai ka thënë se kjo gardë ka shpenzuar mbi 16 milionë dollarë për të përkrahur qeverinë siriane dhe për të mbështetur grupet militante shiite në Siri, Irak dhe Jemen.
Gjuha e ashpër e përdorur nga Trumpi dallon nga viti i kaluar, kur në mesazhin e tij urues për kremtimin e Novruzit, ai nuk kishte përmendur fare problemet politike.
Novruzi është festa kryesore në Iran, ndërsa festohet edhe në vendet e tjera myslimane në mbarë botën, por edhe nga koptët e krishterë në Egjip.
