Maqedoni
Rasti i “Almirit”, Joveski: Rikualifikimi nuk ka prapavijë etnike
20.03.2018 16:32
Kryeprokurori publik, Ljubomir Joveski, është takuar me familjarët e 4 vjeçarit, Almir Aliu, nga Kumanova, i cili u shtyp për vdekje nga Boban Iliq...

Në një intervistë për “Makfaks”, Joveski ka potencuar se “prindërve të Almirit u është shpjeguar se rikualifikimi i lëndës nuk ka asnjë prapavijë etnike apo ndonjë prapavijë tjetër”.
Sipas tij, prokuroria po bën gjithçka që drejtësia të vihet në vend, pasi është ajo që duhet të sundojë. Jovevski thotë se aktakuza e Prokurorisë është e bazuar mbi fakte dhe dëshmi.
