Botë

Negociatat për detin, Meta autorizon Bushatin të nisë negociatat

20.03.2018 16:40

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është autorizuar me fuqi të plotë nga presidenti për të vijuar negociatat me Greqinë për kufijtë detarë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është autorizuar me fuqi të plotë nga presidenti për të vijuar negociatat me Greqinë për kufijtë detarë, autorizim ky që i hap rrugën e plotë një marrëveshjeje të mundshme me shtetin fqinj. Pas marrjes së këtij vendimi, presidenti, Ilir Meta, foli për bashkëpunim konstruktiv dhe të dobishëm me Bushatin për arritjen e një marrëveshjeje sa më të drejtë me shtetin fqinj.
 
Ndërkaq, ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, e ka vlerësuar këtë autorizim, duke u shprehur se nuk do të përsëriten gabimet e viti 2009, kur Greqisë iu dha territor ujor.
 
Në autorizimin e tij, presidenti Meta e ka vënë theksin te domosdoshmëria për zbatimin pikë për pikë të Gjykatës Kushtetuese. 
 
LULJETA NDOKAJ