Ekonomi

Shfrytëzimi i fondeve IPARD 2, 80 mln euro deri në 2023, por ka pengesa në aplikim

20.03.2018 17:23

Shfrytëzimi i mjeteve nga programi IPARD do të sjell deri në përmirësimin e kushteve të bujqve dhe ndryshime strukturore në bujqësinë e vendit...

Panelistët në debatin e organizuar me temë “Si deri te shfrytëzimi i mjeteve IPARD 2”, thanë se është e patjetërsueshme thithja e sa më shumë fondeve nga ana e bujqve, me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe rritjes së konkurrencës në treg.  
 
“Para nesh është një sfidë e madhe për zbatimin e programit IPARD2, kur them para nesh nuk mendoj vetëm për Agjencinë dhe Ministrinë e Bujqësisë, por për të gjithë sektorin agrar. Për programin IPARD2  deri në vitin 2023 mund të shfrytëzojmë 80 milion euro, 73 jepen që në thirrjen e parë”,- deklaroi drejtori i Agjencisë Pagesore, Nikolla Babovski.
 
Planet e papërgatitura urbanistike të komunave janë shkak kryesor për atë se bujqit nuk mund të aplikojnë për programet IPARD. 
 
“Realisht bëhet fjalë për një temë mjaft problematike ku duhet të sigurohen dokumente që në një mënyrë është regjistruar si barrierë në kornizat e aplikantëve, të cilët aplikojnë për programin IPARD, ajo është mbledhja e dokumentacionit të madh e cila është e nevojshme për kompletimin e kërkesës”,- u shpreh Biljana Petrovska nga Federata Kombëtare e Fermerëve.
 
Gjatë debatit u theksua se programi IPARD është pjesë e një politike agrare të përbashkët të BE-së, e cila synon të përgatisë shtetet e ardhshme anëtare për shfrytëzimin e fondeve strukturore europiane, por gjithashtu të inkurajojë ndryshimet strukturore në menaxhimin e fermave bujqësore.
 
ERSAN PAJAZITI