Maqedoni
Diskriminimi gjinor, më të rrezikuara gratë nga vendet rurale
20.03.2018 17:33
Gratë përballen me një numër të madh sfidash, me disktiminim në fushën e arsimit, shëndetësisë e punësimit....

Më të diskriminuara në këtë drejtim janë gratë e zonave rurale. Zëri i tyre nuk dëgjohet fare dhe kjo vjen si rrjedhojë e një sistemi ku gratë e vendeve rurale nuk kanë qasje por edhe si rezultat i varfërisë e cila i margjinalizon të njëjtat, u tha në prezantimin e hulumtimit nga analiza e situatës së grave në zonat rurale e organizuar nga Komiteti i Helsinkit.
“Në vendet rurale nuk ka mbrojtje shëndetësore primare, nuk ka mjekë familjarë, gratë për shkak të mosinformimit dhe qasjes deri tek informatat, sepse sistemi nuk ka gjetur mënyra për t’i integruar, mbeten të pasiguruara edhe pse kanë përfitime të vogla i paguajnë shërbimet shëndetësore privatisht vetëm kur kanë nevojë”,- deklaroi hulumtuesja e analizës për gjendjet e grave në vendet rurale, Ana Vasileva.
“Shpesh dëgjojmë për vajza të reja nuse të cilat janë shitur, për vajzat prej 15 vjeç deri në 19 që lindin fëmijë, nuk mbarojnë shkollimin, martohen dhe shërbejnë si një fuqi punëtore në familjen e tyre vetëm për shkak se janë femra”,- tha Uriania Piroska nga Komiteti i Helsinkit.
“Duam të bëjmë sistem të organizuar dhe integruar në të cilin shteti atje ku ka kushte që do të garantojnë cilësinë e shërbimit shëndetësor, nëse kushtet për këtë nuk plotësohen për shkak të mungesës së personelit, që është problemi më serioz, gratë nga zonat rurale do të drejtohen në qendra të tjera”,- u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka programe aktive për kujdes shëndetësor për nënat dhe fëmijët, janë duke u zbatuar kontrollet falas dhe teste laboratorike gjatë shtatzënisë, lindje pa pagesë për gratë shtatzëna të pasiguruara, gratë rome, kategori të rrezikuara sociale, persona pa identifikim dhe trajtim falas në spital të foshnjave nga nënat e pasiguruar, tha Filipov.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
