Maqedoni

Miratohet buxheti i komunës së Gostivarit, BDI: Buxheti është për qytetarët, jo për Taravarin

20.03.2018 17:51

Por, nga dega e BDI-së në Gostivar i hedhin poshtë akuzat e Taravarit, duke sqaruar se buxheti nuk miratohet për kryetarin e komunës, por për nevojat e qytetarëve...

“I sigurojmë qytetarët e Gostivarit se me ndryshimet e miratuara në buxhetin komunal nuk bëhet zvogëlimi i buxhetit, nuk pengohet puna e kryetarit të komunës, çerdheve dhe ndërmarrjeve publike, por bëhet ridedikim i mjeteve nga pozicionet të cilat nuk janë të dobishme në investime kapitale në të mirë të qytetarëve të Gostivarit. Buxheti i miratuar i përjashton anomalitë ligjore dhe stërngarkimin e administratës komunale dhe njësitin e zjarrfikësve me ushtarë partiakë dhe pa përvojë pune, në kohën kur administratorë me mbi 10 vite përvojë pune janë përjashtuar nga objekti i komunës dhe nga obligimet dhe detyrat që burojnë nga Ligji për nëpunësit administrativë”,- thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Gostivar.