Maqedoni

Dhuna në Kuvend, pritet vendimi i Supremes për paraburgimet

20.03.2018 18:27

13 të akuzuar për trazirat në Parlament më 27 prill, ankimuan vendimin e Gjykatës së Apelit për zgjatjen e paraburgimit në Gjykatën Supreme...

Nëntë prej tyre, përfshirë edhe deputetët, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Mitko Cavkov, Munir Pepik, Dushko Lazarov dhe Igor Durlovski kërkuan ndërprerjen e masës.
 
Mbrojtësit e tyre argumentuan se vendimet e gjykatës së shkallës së dytë ishin të pabazuara, ato nuk japin shpjegime të sakta për rrethanat të ndara individualisht për secilin nga të pandehurit. Prokuroria Publike mbetet  në kërkesën për paraburgim ose arrest shtëpiak për të pandehurit. Me propozim të ri para seancës publike, prokuroria ka kërkuar një zgjatje të masës për shkak të rrezikut të arratisjes.
 
Këshilli ka 48 orë për të vendosur mbi ankesat. Para hyrjes në seancë gazetarëve u janë konfiskuar telefonat celularë, me arsyetimin se mund të bëjnë veprime  të gabuara që mund të ndikonin gjatë procesit. Gazetarët kanë reaguar se telefonat iu duhen për fotografim dhe në procesin e punës, por kjo nuk ndikoi në vendimin e Vangellovskit.