Maqedoni

Lënda “Treqind”, dëshmon pronarja e firmës fituese të tenderit

20.03.2018 18:40

Ka vazhduar gjykimi për lëndën “ treqind” të hapur nga PPS, në të cilën është i akuzuar ish-ndihmësministri...

Ka vazhduar gjykimi për lëndën “ treqind”  të hapur nga PPS, në të cilën është i akuzuar ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.
 
Në Gjykatën Penale dëshmoi sot Danilla Rous - Mishevska, pronare e firmës “Bohemia Automobila Rous”,  e cila ka marrë pjesë në tenderin për furnizimin e automjeteve për nevojat e MBP-së në vitin 2008 me kërkesë të drejtorit të atëhershëm të “Porshe” - Maqedoni, Zllatko Mucunski. Sipas saj, kompania nuk i plotësonte kushtet për pjesëmarrje në tender, sepse ishin vetëm distribuues e jo importues zyrtarë dhe nuk kishin garanci të nevojshme bankare.
 
Që në fillin, nga “Porshe” -Maqedoni janë paralajmëruar se nuk do kenë fitim nga shitja e makinave por vetëm nga servisimi i tyre. Në seancë dëshmuan edhe tre të punësuar në MPB, të cilët gjatë tenderimit të furnizimit të automjeteve kanë qenë anëtarë në Komisionin për Furnizime Publike. Dëshmitarët e tjerë do të merren në pyetje më 23 mars. PPS akuzon Popovskin se tenderin për blerje, servisim dhe mirëmbajtje të automjeteve ua ka ndarë firmave të cilat nuk kanë pasur ofertë më të lirë, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit në vlerë prej 453.570 eurosh. 
 
Ndërkohë, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, është shtyrë rasti “Trajektorja”, i hapur nga PPS, ku të akuzuar janë ish-kryeministri Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Peshevski, ish-ministri i Transportit, Janakieski, dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore.