Botë
Diplomatët rusë largohen nga Britania e Madhe
20.03.2018 21:26
Diplomatë rusë dhe familjarë të tyre kanë ikur nga Mbretëria e Bashkuar, e cila i dëboi për shkak të helmimit të një ish-spiuni rus në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars....

Automjetet diplomatike i çuan ata nga ambasada në Londër në Aeroportin e Stansted, ku më pas hipën në një avion për në Moskë, shkruan BBC.
Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatë rusë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se Rusia është "fajtore" për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij.
Ndëresa Moska nga ana e saj ka mohuar përfshirjen dhe ka dëbuar 23 diplomatë britanikë si kundërpërgjigje./Ora News
