Maqedoni
Dorëhiqet Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji si akt moral për shkak të rastit të Almirit
20.03.2018 20:59
Ministri i drejtësisë, Bilent Saliji është dorëhequr nga posti...

Ai ka theksuar se dorëheqja e ka dhënë si akt moral lidhur me rastin e fëmijës Almir Aliu, pasi që Prokuroria rikualifikoi rastin nga vrasje në aksident, me c’rast la të lirë Boban Iliq, të akuzuar për vrasje.
Ministri Saliji theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor. Ai tha se nga marrja e detyrës deri tani ka arritur që të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin Sopoti dhe Monstra.
