Botë
Izraeli e pranoi, në 2007 sulmoi reaktorin bërthamor në Siri
21.03.2018 09:54
Ushtria izraelite pranoi zyrtarisht se në vitin 2007 kishte shkatërruar një reaktor të dyshuar bërthamor në Siri....

Ajo tha se ofensiva ajrore në rajonin lindor të Deir Al Zour kishte eliminuar një kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe të gjithë rajonin. Izraeli konsiderohej prej kohësh përgjegjës për sulmin, por deri më tani nuk e kishte pranuar kurrë atë.
Siria e ka mohuar vazhdimisht se zona e bombarduar ishte një reaktor bërthamor. Ushtria publikoi materiale të deklasifikuara që kanë lidhje me ofensivën ajrore të ndërmarrë në 5 dhe 6 shtator. Lëvizja e ushtrisë erdhi pasi inspektorët e ushtrisë izraelite shfuqizuan një urdhër që ndalonte zyrtarët të diskutonin mbi operacionin.
Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore ka thënë në të kaluarën se me shumë gjasë në zonë ka qenë një reaktor nuklear. Ajo sugjeroi gjithashtu se reaktori po ndërtohej me ndihmën e Koresë së Veriut.
