Botë
Kabul, sulm vetëvrasës, dhjetëra të vrarë
21.03.2018 10:11
Një sulm vetëvrasës jashtë një xhamie në Kabul ka lënë të vrarë së paku 26 persona dhe të plagosur 18, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit...

Nusrat Rahimi, zëdhënës i kësaj ministrie, i tha Radios Afganistani i Lirë se shumica e viktimave të sulmit janë civilë.
Sulmi ka ndodhur derisa banorët e Kabulit po festonin Nevruzin, vitin e ri persian. Zyrtarët druajnë se numri i viktimave mund të rritet.
