Botë

Vritet i dyshuari për sulmet me bomba në Austin të Teksasit

21.03.2018 12:04

I dyshuari për një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba në dhe përreth Austinit...

I dyshuari për një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba në dhe përreth Austinit, kryeqytetit të shtetit amerikan të Teksasit, është vrarë pas një operacioni të madh të policisë, raportojnë mediat amerikane.
 
I dyshuari duket se është vrarë pasi ka aktivizuar një pajisje pranë një autostrade ndërshtetërore në lagjen Raund Rok në Austin, raportoi Televizioni CBS.
 
Sipas njoftimeve, agjentët e FBI-së janë duke hetuar vendin e ngjarjes.
 
Katër bomba kanë shpërthyer në Austin qysh më 2 mars, duke vrarë dy njerëz dhe plagosur katër të tjerë.
 
Bomba e pestë ka shpërthyer në një qendër të shpërndarjes FedEx pranë San Antonios, të martën./evropaelire