Maqedoni

Dorëhiqet ministri i drejtësisë, Bilent Saliji, si akt moral për shkak të rastit të Almirit

21.03.2018 12:19

Ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji, dha dorëheqje nga posti...

Ai ka theksuar se dorëheqjen e ka dhënë si akt moral lidhur me rastin e fëmijës, Almir Aliut, pasi që Prokuroria rikualifikoi rastin nga “vrasje” në “aksident”, me ç’rast la të lirë Boban Iliqin.

Ministri Saliji theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor.

Ai tha se nga marrja e detyrës deri tani ka arritur që të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin “Sopoti” dhe “Monstra”.