Sot vazhdon gjykimi për “Tankun”, Gruevski sërish në bankën e të akuzuarit
Në Gjykatën Penale në Shkup sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Tanku” i hetuar nga Prokuroria Speciale...

Në këtë rast janë të akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-ndihmësministri i MPB-së, Gjoko Popovski, lidhur me blerjen e Mercedesit luksoz në vlerë prej 600 mijë euro, informoi INA.
Sipas aktakuzës, nga shkurti deri në tetor të 2012, Gruevski kishte shfrytëzuar ndikimin e tij dhe ka kërkuar nga Jankullovska që të zbatohet furnizimi publik për blerjen e një makine të blinduar me kushte luksoze “Mercedes S-600”, duke favorizuar operatorin ekonomik “M.A DOOEL” si përfaqësues gjeneral i brendit “Mercedes”.
Jankullovska për të plotësuar kërkesën ka detyruar ndihmësministrin që të bëjë vepër penale dhe të keqpërdor detyrën. Në seancën e 15 marsit u dëgjuan tre dëshmitarë, ndërsa pritet të dëgjohet edhe dëshmitari i katërt.
